Mediat italiane i janë rikthyer tragjedisë së djeshme të familjes shqiptare, e cila u aksidentua teksa kthehej nga dasma e vajzës së tyre.
Nga aksidenti humbi jetën në vend babai 65 vjeçar, i cili ndodhej në makinë sëbashku me vajzën tjetër dhe bashkëshorten.
Mediat italiane bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy makina: një Fiat Punto dhe një Golf.
Për shkak të përplasjes së fortë mes dy automjeteve, njëra prej veturave doli nga rruga.
Për fat të keq, ishte babai i nuses që nga frakturat e rënda që mori, humbi jetën në ved.
Emri i tij nuk dihet ende. Bashkëshotja dhe vajza kanë shpëtuar me lëndime të lehta, po ashtu edhe shoferi në mjetin tjetër ./abcnews.al