Babai shpëtoi, djali humbi jetën në tragjedinë shqiptare në Bullgari

schedule13:08 - 23 Nëntor, 2021

schedule 13:08 - 23 Nëntor, 2021

45 janë viktimat me origjinë shqiptare nga Maqedonia nga aksidenti tragjik që ndodhi në Bullgari. Mes tyre është edhe i riu Visar Aliti, ndërsa i ati i tij ka arritur që të shpëtojë. “Sipas informatave te familjareve ne aksidentin e tmerrshem qe ndodhi naten e kaluar kan qene edhe dy bashkfshatar tone njeherit edhe Mergimtar nga Belgjika.

Orhan Aliti i cili fatmirsisht i ka shpetuar aksidentit dhe eshte mire me shendet si dhe djali i tij Visar Aliti i cili per fat te keq nuk arriti te shpetonte.Lusim Allahun familjes tia shtoj sabrin” shkruan Zhurnal, që bazohet te postimet në rrjetet sociale të miqve dhe familjarëve të viktimave që janë tronditur nga tragjedia “Te Allahut jemi dhe tek Ai te gjith do te kthehemi”./ Abcnews.al