Babai qëlloi vajzën dhe vrau veten në Lushnjë/ Psikologia për divorcin: Nuk duhet të konsiderohet si turp

schedule18:01 - 20 Maj, 2024

schedule 18:01 - 20 Maj, 2024

Një krim në familje tronditi ditën e djeshme qytetin e Lushnjës dhe opinionin publik. Babai, 82-vjeç, qëlloi me armë gjahu vajzën e tij, Rudina Musaku, 40-vjeç dhe më pas vrau veten, pasi e bija ishte grua e divorcuar.

Psikologia Valbona Treska përmes një lidhjeje ‘live’ për “News Line” në ABC News, foli për divorcin dhe pasojat që sjell në familje.

Marrë shkas nga kjo ngjarje rëndë, ajo tha se divorci nuk duhet të konsiderohet si turp, por si zgjidhje, ndërsa shtoi se ‘askush nuk martohet për tu divorcuar’.

“Jem i shoqëri që nuk e kemi përqafuar divorcin. Nuk e shohim si zgjidhje, por e perceptojmë si turp. E perceptojnë si një ngjarje të jashtëzakonshme, negative që ndodh, askush nuk e sheh si një fillim të ri. Duke qenë se janë vende të vogla. Situatat hiperbolizohen, gjëja që i vënë divorc it është një lidhje jashtëmartesore, kemi pjesën e imoralitetit. Kanë ndryshuar shumë gjëra për divorcin, por njerëzit duhet të jenë mendje hapur, divorci nuk është turp, por një zgjidhje. Ju lutem tregohuni më dashamirës ndaj divorcit! Askush nuk martohet për t’u divorcuar. Kjo ngjarja e Lushnjës ka ndodhur për shkak të mentalitetit, menaxhimit të emocionit dhe fakti që ndërhyjmë te familjet e vogla, po ashtu ndikon dhe pjesa ekonomike.”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!