Policia e Viktorias në Australi po pret të intervistojë babanë e Lindita Musait, e cila u qëllua për vdekje pranë burrit të saj Veton Musai në verandën e tyre përpara shtëpisë rreth orës 10.30 të 31 dhjetorit.
Çifti i ri u qëllua për vdekje, në Yarraville në perëndimin të Melbourne, pasi një natë më parë kishin fetsuar përvjetorin e tyre të parë të martesës.
25 vjeçarja, e cila besohet të jetë qëlluar e para pasi hapi derën, vdiq në vendin e ngjarjes. Ndërsa babai i saj Osman Shaptafaj, i cili jetonte 5 km larg çiftit, por ishte larguar nga e bija, u gjet menjëherë pas një blloku me plagë në kokë.
Shaptafaj, 55 vjeç, ndodhet në spital në gjendje kritike nën vëzhgimin e policisë.
Një dëshmitar i tha Channel 7 në Melbourne se ai kishte parë një njeri të dilte nga një kapuç dhe të qëllonte veten në kokë, binte në tokë, pastaj ngrihej përsëri dhe përsëriste veprimin.
Ndërkohë, Veton Musai, 29 vjeç, u dërgua në spital në gjendje kritike, por humbi jetën një ditë më pas.
Musai është djali i ish-kryetarit të Komunitetit Shqiptar në Australi, Alil Musai, i cili emigroi në Australi nga Maqedonia e Veriut në vitet 1980. Edhe Lindita ishte gjithashtu anëtare e komunitetit shqiptar të Melburnit.
Babai i Veton Musait, Alili, ka qenë presidenti i Komunitetit Shqiptar të Melburnit i cili në vitin 2000 mbështeti refugjatët kosovarë që kishin ikur nga lufta e Serbisë, duke u mundësuar më pas atyre kthimin e tyre në shtëpi përmes ministrit të atëhershëm të imigracionit Philip Ruddock.
Sakaq, teksa autori ndodhet në spital, ende nuk dihen arsyet vërteta të ngjarjes, teksa gjendja e tij shendetesore ka penguar efektivët e policisë që ta marrin në pyetje.
Policia ka kontrolluar në shtëpinë e tij dhe ka folur me fqinjët. Të afërmit e mërzitur të Musait arritën në shtëpinë Yarraville menjëherë pas të shtënave të martën.
Ata e përshkruajnë çiftin si shumë të dahsuraura, të cilët u fejuan në vitin 2017 dhe u martuan një vit më pas.
Sipas mediave australiane Shaptafaj ishte i ndarë nga bashkëshortja e tij dhe prej 15 vitesh Lindita jetonte me vëllain dhe nënën e saj./abcnews.al