“Babai im ka ndërruar jetë”, hakohet llogaria e djalit të Trump në Twitter

schedule20:45 - 20 Shtator, 2023

schedule 20:45 - 20 Shtator, 2023

Llogaria X e Donald Trump Jr., djalit të ish-presidentit amerikan, shkruante shkurtimisht se babai i tij kishte vdekur teksa shante presidentin Joe Biden në një seri mesazhesh të ngarkuara nga hakerat të mërkurën.

Mesazhet u fshinë në më pak se një orë. Ndërkohë, faqja e Don Jr. ka rreth 10 milionë ndjekës, raporton BBC.

“Me pikëllim njoftoj se babai im, Donald Trump, ka ndërruar jetë. Do të kandidoj për president në vitin 2024”, ka shkruar ai.

Mesazhe të tjera përmendën një influencues të kriptomonedhës që përballet me akuza mashtrimi nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim, dhe YouTuber Logan Paul./abcnews.al