“Babai i vuajti shumë trazirat e ‘97”, e bija e Vedat Kokonës: Kënaqësia më e madhe ishte kur u vlerësua nga ministri francez

schedule11:28 - 14 Nëntor, 2023

schedule 11:28 - 14 Nëntor, 2023

Vajza e shkrimtarit dhe përkthyesit të njohur, Vedat Kokona, Mirvjen Kokona, ka treguar se babai i saj i përjetoi me shumë dhimbje trazirat e vitit ’97. Ajo zbuloi se i ati nuk shkruante dot nën krismën e armëve.

Sakaq, tha se në fillim të viteve ‘90 shkrimtari përjetoi momentet më të bukura si kthimi në Paris dhe nderimi me titullin e lartë “Oficeri i Palmave Akademike”, por kjo lumturi nuk zgjati shumë.

“E jetonte me dhimbje periudhën e vitit ’97. Nuk i vinte fare mirë për ato që dëgjonte, trishtoheshe shumë, jashtëzakonisht shumë dhe nuk shkruante dot. Si mund të shkruante në atë kohë kur ndodhën ato ngjarje. Kënaqësia që ai mori ishte pas ’90, kur bëri një udhëtim në Londër dhe pastaj vajtjet në Paris. Ai u kthye në Paris pas kaq kohësh, jo më si student, por si profesor frankofonë, njohës i frengjishtes dhe u vlerësua nga Franca, nga ministri fracez me urdhërin e letërsisë së arteve dhe pastaj si ‘Oficerë i Palmave Akademike’, sepse u kthye në Paris, ku mori këto dhe sidoqoftë kënaqësitë ishin shumë të mëdha”, u shpreh Mirvjen Kokona në emisionin “Pas Mesnate”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!