Babai i viktimës sulmon në sallën e gjyqit mjekun që abuzonte seksualisht

schedule20:22 - 2 Shkurt, 2018

schedule 20:22 - 2 Shkurt, 2018

Babai i një sportisteje olimpike që kishte rënë pre e abuzimeve seksuale të Larry Nassar ka tentuar të sulmojë mjekun në sallën e gjyqit. Kanë qenë agjentët e sigurisë që nuk kanë lejuar degradimin e situatës.

Momente dramatike janë verifikuar gjatë procesit ndaj mjekut gjimnast të Shteteve të Bashkuara, Larry Nassar, i akuzuar për abuzime seksuale në dëm të 265 atleteve.
Babai i një prej viktimave, Randall Margraves është përpjekur të sulmojë fizikisht të pandehurin gjatë seancës së mbajtur në një gjykatë në Miçigan. Pamjet e agresionit të mbetur në tentativë kanë bërë xhiron e kanaleve televizive amerikane, ndërsa janë kthyer në virale në rrjetet sociale.

Randall Margraves vërshoi kundër Nassar pasi gjyqtarja e çështjes i refuzoi kërkesën për ta lënë vetëm me të disa minuta. Më pas, ai u ndalua nga agjentët e policisë të cilët e larguan nga salla në pranga. Vajza e tij, Lauren Margraves, ka akuzuar Nassar se ka abuzuar seksualisht me të kur ishte 13 vjeçe. Muajin e kaluar mjeku u shpall fajtor me 175 vjet burg për një seri krimesh seksuale, por procesi i tij rifilloi vetëm pak ditë më vonë, kur të tjera atlete denoncuan ngacmimet e kryera prej tij. Më parë 54-vjeçari ishte dënuar me 60 vjet për posedim të materialeve pornografike me të mitur./abcnews.al