VIDEO/ Babai i një vajze, kush është polici i eliminuar nga vëllezërit shqiptarë në Malin e Zi

schedule12:44 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 12:44 - 17 Dhjetor, 2019

Vëllezërit Luan dhe Lulëzim Hasanaj dhë nëna e tyre Nure Hasanaj janë arrestuar tashmë në Malin e Zi me akuzën e vrasjes pasi dyshohet se ishin personat që ekzekutuan në makinë policin Milutin Lekoviç, teksa ky i fundit po i shoqëronte në komisariat sepse nuk kishin dokumente.

Siç raportojnë mediat malazeze, gjatë udhëtimit për në komisariat, Luan Hasanaj ka nxjerrë një armë që e mbante fshehur dhe ka qëlluar në kokë policin Lekoviç duke e lënë të vdekur në vend. Hasanaj, raportojnë mediat malazeze, tentoi të qëllonte edhe ndaj policit tjetër që ndodhej në makinë por arma u bllokua.

Abcnews.al ka siguruar foton e policit të vrarë duke mësuar gjithashtu edhe ai është babai i një vajze 10 vjeçe.

Lekoviç jetonte në Hercegh Novi ku edhe shërbente prej disa vitesh në policinë lokale.

Vëllezërit Hasanaj ishin të dënuar në Shqipëri me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje duke bërë që të mos donin të shkonin në komisariatin e policisë Herceg Novi ku edhe do tu zbulohej “sekreti”.

Me ta ishte dhe nëna Nure Hasanaj, edhe ajo e arrestuar, por nuk ka të dhëna nëse ajo ka të bëjë me krimin e dy ditëve më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!