Klodian Çalamani, autori i vrajes macabre të 8-vjeçarit Mateo Vasiu ditën e djeshme në Fier ishte një personazh i njohur me policinë dhe 15 vite më parë kishte një episode tjetër me të atin e viktimës.
ABC ka siguruar dosjen hetimore të ngjarjes së dhjetorit të vitit 2006 ku Klodian Çalamani rrëmbeu një vajzë 16-vjeçare në shtëpinë e tij në bashkëpunim me të motrën. Bashkë me Çalamanin ishte edhe xhaxhai i Mateos, Florian Vasiu.
Lexo edhe: Flet xhaxhai i autorit në Fier: E këshilloja dhe s’më dëgjonte, të dënohet me varje
Siç shkruhet në dosje, pasi e rrëmbyen 16-vjeçaren dhe e futën në shtëpinë e Çalamanit duke e torturuar, aty vjen babai i Mateos dhe e shpëton të miturën nga duart e dy të rinjve.
Klodian Çalamani dhe Florian Vasiu për këtë krim u dënuan vetëm me nga 4 vite. Duket se Çalamani nuk ia ka harruar këtë episod babait të Mateos duke e përmbyllur mbrëmë krimin që nisi 15 vite më parë. /abcnews.al