Babai i Boris Johnson optimist për djalin: Është rritur në fshat me delet, do ia dalë

schedule23:32 - 7 Prill, 2020

schedule 23:32 - 7 Prill, 2020

Babai i Boris Johnson e ka cilësuar djalin e tij si “luftëtar”, pasi kryeministri vazhdon betejën me trajtim intensiv për Covid-19.

Stanley Johnson, 79 vjeç, i cili po ashtu është izoluar pas infektimit të të birit, tha se ecurinë e shëndetit të djalit është i detyruar ta ndjekë përmes lajmeve. Ai thekson se  djali i tij është rritur në kushte të vështira, por është i fortë.

“Po dëgjoj vetëm në lajme sesi është gjendja e tij e nuk po informohem nga askush. Por ai është optimist, i qëndrueshëm dhe i fortë. Boris mund të mbështesë idetë e tij në faktin se kur ka qenë i vogël është rritur në një fermë, me kushte të vështira”, ka thënë Stanley Johnson, babai i kryeministrit të Britanisë Boris Johnson.

Në një intervistë për DailyMail, babai i Johnson ka shtuar se djali i tij është rritur në një fermë të vogël dhe me ajër të pastër.

“Karakteri i djalit tim është formuar këtu, në një fshat të vogël që quhet Winsford. Ai është rritur në fermë kodrinore me delet”, ka thënë ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!