Babai i kryeministrit britanik, ka thyer rregullat e vendosura nga Johnson dhe qeveria greke dhe ka mbërritur në Greqi mbrëmë, përmes Bullgarisë.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se 79 vjeçari, Stanley Johnson, ka shkuar tek vila e tij në Pelion të Athinës. Babai i Johnson-it udhëtoi përmes Bullgarisë, pasi qeveria greke ka ndaluar ardhjen e udhëtarëve nga Britania deri në mes të korrikut.
Përmes njnë video të shpërndarë në Instagram, ai shikohet duke folur nga ballkoni i vilës së tij.
“Unë jam në Pelion si pjesë e një udhëtimi të nevojshëm, duke u munduar ta mbroj pronën time kundër coronavirusit. Më duhet të zbatoj masat e nevojshme në distancë, sepse këtu ata i kanë marrë ato shumë seriozisht. Grekët po përpiqen të bllokojnë ardhjet nga Britania, por ata ishin shumë të lumtur kur panë që erdha. E vetmja gjë që ata më pyetën ishte nga erdha dhe çfarë bëra, dhe më pas ata matën temperaturën. Nga sa shoh këtu, ardhja e britanikëve nuk do të jetë rrezik, sepse grekët janë shumë të kujdesshëm”, ka thënë ai.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Stanley Johnson ka shkelur rekomandimet e qeverisë britanike./abcnews.al