Babai i Jude Bellingham u takua me Real Madrid. Kështu shkruan “Bild”, sipas të cilit Mark Bellingham ka shkuar për të takuar drejtuesit e “Los Blancos” në kryeqytetin spanjoll për të dëgjuar propozimin e Florentino Perez për sezonin e ardhshëm.
Mesfushori i Borussia Dortmund nuk ka vendosur ende të ardhmen e tij, me Liverpool dhe Manchester City, po aq të interesuar.
Në fakt, interesimi i Real Madrid për mesfushorin anglez është këmbëngulës, dhe shihet si freskia e mesfushës së tyre. Bellingham ka një shifër të kripur, mbi 100 milionë euro, por “Los Blancos” janë të gatshëm të paguajnë për kartonin e tij./ h.ll/abcnews.al