Babai e harron për orë të tëra në makinë, ndërron jetë foshnja 16-muajshe

schedule20:34 - 29 Maj, 2024

schedule 20:34 - 29 Maj, 2024

Një foshnjë 16-muajshe ka ndërruar jetë në makinën që babai i tij e kishte braktisur për orë të tëra.

Më konkretisht, ngjarja tragjike ka ndodhur të martën në Francë. Babai shkoi për të punuar në Chaussées, Alsace, parkoi në një parking kompanie dhe e la fëmijën në makinë në vend që ta linte fillimisht në çerdhe.

Pasdite ai mori një telefonatë nga gruaja e tij, e cila shkoi të merrte djalin nga çerdhja, por i thanë se ai nuk kishte qenë aty. Një ambulancë me ekipet e shpëtimit ka shkuar në vendngjarje, por tashmë ishte tepër vonë. Foshnja kishte vdekur.

Babai u dërgua në spital, pasi pësoi një tronditje të rëndë.

Sipas raportit të gazetës Les Dernières Nouvelles d’Alsace, në një makinë të mbyllur që nuk ka qenë e parkuar në vende me hije, temperatura brenda mjetit mund të arrijë deri në 47 gradë.

Gazeta citon statistika, sipas të cilave 1 në 4 çifte ka harruar praninë e një fëmije në makinë gjatë një udhëtimi, qoftë edhe për një kohë të shkurtër pa pasoja./abcnews.al