Policia në Divjakë ka proceduar në gjendje të lirë dy persona, babë e bir.
Shtetasi A.F, 58-vjeç ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, ndërsa shtetasi M.F, 22 vjeç ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij A.F.
Njoftimi i policisë:
Divjakë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. F., 58 vjeç dhe M. F., 22 vjeç, pasi shtetasi A. F. ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, ndërsa shtetasi M. F. ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, shtetasit A. F.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al