Pas kallëzimit se kishte abuzuar seksualisht me të bijën, policia ka prangosur babain 57-vjeçar në Dërmish të Finiqit.
Ramadan Rroko jetonte prej vitesh i vetëm në këtë fshat dhe pak kohë më parë në shtëpinë e tij ishte rikthyer e bija 25 vjecare. Pas divorcit të prindërve vajza ishte rritur në shtëpinë e fëmijës në qytetin e Durrësit.
Por bashkëjetesa me të atin ishte kthyer në ferr për 25-vjeçaren, pasi gjatë kësaj periudhe ajo është abuzuar disa herë nga 57-vjeçari.
Kanë qenë fqinjët e pallatit ata që kanë denoncuar fillimisht në polici për këtë krim.
“Ai ka qenë shumë njeri i mirë, i urtë, punëtor. Nuk kemi dëgjuar ndonjë fjalë”, tha një fqinje.
Në komisariatin e Sarandës, babë e bijë kanë dhënë deklaratat e tyre, lidhur me ngjarjen e rëndë që ka tronditur Finiqin. 57-vjeçari Ramadan Rroko akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”./abcnews.al

