Nga Leontina Nika
Shkrimtarja Persida Asllani sjell këtë fund vit Udhëtimi i Babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve”. Ky është libri që sjellë për lexuesit e vegjël dhe të rritur, jetesën e Elfëve dhe Babagjyshit në Polin e Veriut, të cilët zbresin në qytetin e Beratit.
“ Udhëtimi i babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve”, kjo është kartolina e Persida Asllanit për fëmijët në këtë fund vit. Ky libër është shkruar rreth ores 11 dhe 1 te natës, kohë kur fëmijët besojnë se babagjyshët, viojnë fshehurazi dhe lënë dhuratat posh të pemës.
Persida Asllani , ka zgjuar Peter Panin brenda vetës , duke i dedikuar këtë fund vit si një kartolinë urimi librin dedikuar fëmijëve ” babagjyshi”.
Asllani thotë se në këtë libër ka një, ndërthurje mes letrave shkruar babagjyshit me trashëgiminë , doket e zakonet e qytetit te 1001 dritareve.
Megjithatë, në këtë libër , nuk mungojnë edhe notat e nostalgjisë, marrë prej klasikëve për fëmijë, apo homazh për shkrimtarë të caktuar thekson Asllani
Letërsia , për Persida Asllanin është një derë e madhe e dijes, dhe me këtë libër ajo nuk synon , t’i kthej fëmijët në fëmijërinë e saj por thjesht u kujton të shkuarën.
Ky libër i drejtohet si fëmijëve edhe prindërve, të cilët duhet t’ia lexojnë fëmijëve nën 9 vjeç në këtë atmosferë festash./abcnews.al