Babagjyshi po vjen…por këtë vit me maskë dhe doreza

schedule23:00 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 23:00 - 5 Dhjetor, 2020

Babagjyshi dhe engjëjt me maskë për shkak të koronavirusit janë “moda më e fundit” në të gjithë Evropën për këto Krishtlindje, siç demonstrohet nga takimi i profesionistëve të industrisë në Berlin.

Takimi vjetor i “Santa Claus dhe Engjëj me Qira”, u zhvillua të shtunën në aeroportin e vjetër Tempelhof të Berlinit dhe ishte ndryshe nga herët e tjera.

Babagjyshët aspirues, por edhe engjëjt, mbajtën distancën, kishin të gjitha llojet e mbrojtësve të fytyrës dhe duarve dhe theksuan në çdo rast që ata synojnë të respektojnë të gjitha masat e sigurisë që kërkon pandemia këtë vit.

Të preferuarit e fëmijëve këtë sezon janë në dispozicion për qira në qendrat tregtare, ngjarje të korporatave, restorante, kopshte, etj, por edhe për vizita në shtëpi në prag të Krishtlindjeve.

Siç tha njëri prej tyre për Reuters, ata do t’u kërkojnë familjeve që i ftojnë në shtëpi, që të ajrosin banesat para se Babagjyshi të shkojë me dhurata, dhe po ashtu, të gjithë duhet të mbajnë maska.

“Këtë vit ne nuk do të këndojmë dhe as do të përqafojmë fëmijët,” shpjegoi ai, duke thënë se dhuratat do të ofroheshin pa shtrënguar as duart.  s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!