“Baba” tall keq Dritën pas derbit: U tregova kush jam, “thirrëm qysh doni”

schedule18:05 - 5 Maj, 2021

schedule 18:05 - 5 Maj, 2021

Ismet Munishi vazhdon të ngacmojë. Sot e ka me Dritën, skuadër të cilët e ndali në derbi me Gjilanin dhe ia vështirësoi edhe më shumë garën për titullin kampion.

Prishtina tani është shkëputur me tre pikë dhe nesër edhe Ballkani mund t’i kalojë në renditje kampionët në fuqi.

Munishi, në rrjetet sociale ka goditur me një foto dhe mesazhin “Thirrëm qysh dush”, ndërkohë që pas ndeshjes edhe foli për barazimin e Gjilanit në derbi.

“Një ndeshje shumë e luftuar dhe për këtë duhen përgëzuar futbollistët, të cilët u angazhuan tej mase. Skuadra u angazhua shumë dhe mund të them që jam i kënaqur.

Ky barazim mund të jetë një fitore e vogël për ne, pasi kemi premtuar që do të luajmë futboll deri në fund dhe do ta mbrojmë nderin e qytetit. Mbi të gjitha ju tregova këtyre se kush është Baba”, u shpreh Munishi. /abcnews.al