Baba i 4 fëmijëve, ky është viktima e atentatit të sotëm në Fier

schedule14:07 - 1 Shkurt, 2021

schedule 14:07 - 1 Shkurt, 2021

Babai i katër fëmijëve adoleshentë Shkëlzen Kastrati u ekzekutua përmes një atentati mafioz paraditen e sotme në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.

42-vjeçar nuk rezulton të ketë precedentë penale të mëparshëm dhe ishte pronar i një biznesi të vogël në Fier, ndërsa ndryshe nga ai, i vëllai, Kelmend Kastrati është i dyshuar nga policia për disa ngjarje të rënda në qytet.

Lexo edhe: U spiunua nga agjenti i SHISH, vëllait të Shkëlzen Kastratit i bënë atentat në 2016: 1 i vdekur, 2 të plagosur

Kelmendit i kanë bërë një atentat në janar të vitit 2016, nga i cili mbeti i plagosur, ndërsa u vra shoku i tij që drejtonte makinën Denis Kasaj.

Pas vrasjes së Shkëlzen Kastratit, policia gjeti të djegur në fshati Daullas një makinë tip “Range Rover”. Brenda sa u gjet edhe një automatik tip “Skorpion” me silenciator që dyshohet se u përdor për ekzekutimin e Kastratit.

Lexo edhe: Vrasësi i Shkëlzen Kastratit, profesionist. Gjendet arma me silenciator. Plumbi që i mori jetën objektivit

Duket se vrasësi i Kastratit ishte profesionist pasi askush nuk dëgjoi asgjë kur u qëllua, ndërsa një prej plumbave e ka kapur viktimën në kokë.

Pasi u qëllua ndaj tij, makina tip “Mercedes Benz” humbi kontrollin duke përplasur një tjetër makinë, e cila nuk kishte lidhje me ngjarjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!