Azerbajxhani ka nisur një ofensivë të madhe ushtarake në pjesën jugore të Nagorno Karabakhut, ndërsa sot është dita e dhjetë e përplasjeve ushtarake mes azerëve dhe armenëve për këtë territor.
Lajmi u dha nga ministria e Mbrojtjes së Armenisë, e cila konfirmoi se i kanë shkaktuar azerëve dëme të mëdha, ndërsa e kundërta deklarohet nga ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit.
https://www.youtube.com/watch?v=DZeWeP6dPyg&feature=youtu.be
Që prej fillimit të luftimeve janë shënuar një numër i madh viktimash nga të dyja palët.
https://www.youtube.com/watch?v=oWyCNy1Jun8&feature=youtu.be
Azerbajxhani ka marrë një pjesë të territoreve të pushtuara nga forcat armene, të cilat njihen ndërkombëtarisht si pjesë e shtetit të drejtuar nga Ilham Aliyev. /abcnews.al