Azerbajxhani akuzon Francën: Po nxit një luftë të re rajonale në Kaukazin e Jugut

schedule15:52 - 21 Nëntor, 2023

schedule 15:52 - 21 Nëntor, 2023

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, akuzoi Francën se po krijon kushtet për një luftë të re në Kaukazin Jugor, duke furnizuar me armë Armeninë.

Muajin e kaluar, Franca arriti kontrata të reja për të furnizuar me pajisje ushtarake Armeninë, shkruan REL.

“Franca destabilizon jo vetëm shtetet që ka pasur koloni në të kaluarën dhe që ka tani, por edhe rajonin tonë, Kaukazin Jugor, duke mbështetur tendencat separatiste dhe separatistët”, tha Aliyev gjatë një konference për shkolonizimin në Baku.

“Duke armatosur Armeninë, ajo zbaton politika ushtarake, inkurajon forcat revanshiste në Armeni dhe përgatit terrenin për nisjen e luftërave të reja në rajonin tonë”, shtoi presidenti azerbajxhanas.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga Parisi për këto deklarata.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!