Qendërmbrojtësi i Manchester City, Aymeric Laporte do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite.
Klubet kanë rënë plotësisht për transferimin e 29-vjeçarit. Sipas Relevo, Al-Nassr do të paguajë 25 milionë paund për spanjollin. Vetë Laporte, nëse nuk ndodh asgjë e paparashikuar, do të nënshkruajë kontratë me klubin saudit deri në vitin 2026 me një pagë 15 milionë euro në vit.
Aymeric Laporte është te Manchester City që nga viti 2018. Qendërmbrojtësi bëri 180 paraqitje për Citizens në të gjitha garat, duke shënuar 12 gola dhe katër asistime. /G.D abcnews.al/