Avramopoulos: Të evitojmë përkeqësimin e situatës me emigrantët

schedule18:20 - 19 Qershor, 2018

schedule 18:20 - 19 Qershor, 2018

Janë zhvillimet e fundit në detin Mesdhe që kanë nxitur iniciativën e komisionerit për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Qytetarinë, Dimitris Avramopoulos, për të thirrur 6 ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Në qendër të takimit është çështja e migracionit dhe rrugëkalimi i ri që prek Shqipërinë, Malin e Zi dhe Bosnjën si dhe masat operacinale që duhen marrë nga vendet e rajonit dhe Bashkimi Europian për të evituar përkeqësimin e situatës.

Dimitris Avramopoulos:Ne nuk u mblodhëm që të diskutojmë një situatë krize. Nuk jemi aspak në situatën ku ndodheshim 3 vjet më parë. Por megjithatë ne kemi vërejtur  një rritje të numrit të emigrantëve nga një rrugkalim të ri që prek Bosnjën, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Edhe pse numrat nuk janë ende alarmante, qëllimi ynë sot ishte që të përforcojmë bashkëpunimin dhe përprjekjet tona për të evituar në mënyrë kolektive që situata të përkeqësohet”.

I pyetur nga ABC Neës, nëse është diskutuar plani i ngritjes së një kampi refugjatësh në Shqipëri, komisioneri Avramopoulos e ka mohuar diskutimin e kësaj çështjeje në Bruksel, por nuk e ka përjashtuar për një moment të dytë.

Dimitris Avramopoulos:Ne nuk e kemi diskutuar një insiativë të tillë në Bruksel as me Shqipërinë dhe as me vend tjetër. Nëse kjo çështje do të paraqitet një ditë, ne do t’a shqyrtojmë”.

Në vijim të konferencës, komisioneri Avramopoulos ka pranuar që ideja ekziston por nuk bëhet fjalë ende për një propozim konkret.

Dimitris Avramopoulos:A dini një vend që ka shprehur gatishmërinë që të ndërtojë një kamp të tillë dhe nëse dini një të tillë ju lutem cilësojeni? Nëse propozimi arrin, ne do ta diskutojmë. Nuk kemi rrëzuar asnjë propozim, por as nuk jemi në favor të një opsioni të tillë. Pra, ideja ekziston, por nuk përbën ende një propozim konkret deri tani”.

Sipas komisionerit Avramopolos, vendet e Ballkanit janë angazhuar për të monitoruar më mirë situatën e kufinjve dhe për të shkëmbyer informacion rregullisht me shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Vendet pritëse të përforcojnë masa operacionale për të adresuar emigracionin e paligjshëm si një shqetësim jo vetëm kombëtar edhe për shtete anëtare të BE-së.

Takimi me gjashtë ministrat e Ballkanit Perëndimor është fokusuar më tutje te siguria, në goditjen e rrjetevetë grupeve kriminale, trafikut të emigracionit dhe qënieve njerëzor . Ky takim ka shërbyer edhe si parapërgatitje për takimin e tetorit BE-Ballkan që do mbahet në Tiranë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!