Avramopoulos mbledh 6 ministrat e Brendshëm të Ballkanit në Bruksel

schedule15:48 - 18 Qershor, 2018

schedule 15:48 - 18 Qershor, 2018

Më 19 qershor ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel me Komisionerin përgjegjës për emigracionin. Ata do të diskutojnë pikërisht për këtë çështje dhe për mbrojtjen e kufijve.

Komisioneri përgjegjës për migracionin, punët e brendshme dhe qytetarinë, Dimitri Avramopoulos do të mbledhë 6 Ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor për një takim në Komisionin Europian në 19 qershor. Ky takim do të fokusohet mbi zhvillimet e fundit në fushën e migracionit, bashkëpunimin midis Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhur me menaxhimin e kufinjve dhe sigurinë në rajon. Kjo është konfirmuar nga kryezëdhënësi i Komisionit Europian, Margaritis Schinas.

Margaritis Schinas, Kryezëdhënësi i Komisionit Europian: “Komisioneri Avramopolos do të organizojë nesër një takim me 6 ministrat e brendshëm tê Bashkimit Europin në godinën e Komisionit Europian në prezencë të presidencës bullgare, presidencës së ardhme austriake, drejtorit ekzekutiv të Agjensisë europiane të kufinjve dhe rojeve bregdetare si dhe komisionerit King. Pjesëmarrësit do të diskutojnë zhvillimet e fundit migratore, bashkëpunimin për menaxhimin e kufinjve, politikën e migracionit dhe të sigurisë, si dhe strategjinë për Ballkanin në kuadrin e përgatitjes së takimit BE-Ballkan në fushën e punëve të brendshme në tetor”.

Në strategjinë e Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor të aprovuar në 6 shkurt të këtij viti, bashkëpunimi i BE-së me vendet e Ballkanit në fushën e migracionit dhe të sigurisë renditet si një shtyllë kryesore e përafrimit të mëtejshëm të rajonit me BE-në. Komisioneri Avramopoulos ka anonçuar, se në përfundim të takimit me 6 ministrat e brendshëm të Ballkanit Perëndimor, do të organizojë një konferencë shtypi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!