Avokatja e Popullit në “Refleksione”: Momenti më i vështirë i jetës, kur kërkova drejtësi si individ

schedule21:15 - 16 Shkurt, 2021

schedule 21:15 - 16 Shkurt, 2021

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, ka rrëfyer në emisionin “Refleksione” momentin më të vështirë të jetës së saj.

Mes të tjerash, Erinda na tregon se pavarësisht asaj që ajo besonte për drejtësinë, njerëz të tjerë rreth saj i pohonin se drejtësia vinte përmes rrethanave të caktuara, e ndryshme për individ të ndryshëm, e ndikuar nga politika dhe nga interesa të momentit.

Ballanca deklaroi së  çështja e saj ka shkuar në Gjykatën Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Ajo theksoi se në seancën e asaj gjykate, për herë të parë gjyqtarët i bënë përfaqësuesve të Shqipërisë, pyetje që unë jua bëja gjatë gjithë kohës.

“Unë kam qenë në gjykatat shqiptare jo vetëm për të mbrojtur të tjerët, por edhe për të kërkuar drejtësi. Në momentin që unë kam kërkuar drejtësi në gjykatat shqiptare si individ, ka qenë  momenti më i vështirë i jetës sime, sepse pavarësisht asaj që unë besoja, pavarësisht se ishte e shkruar qartë në ligj dhe pavarësisht se askush nuk e diskutonte thelbin dhe themelin e të drejtës që unë kisha, përsëri të gjithë më thoshin ose më jepnin argumente, se vetëm me drejtësinë nuk kishin të bënin por kishin të bënin me rrethana të caktuara, të ndryshme individuale, politike të momentit. Më tej fati e solli që unë pikërisht këtë çështje ta çoja edhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të njeriut. Në seancën e asaj gjykate, për herë të parë gjyqtarët i bënë përfaqësuesve të Shqipërisë, pyetje që unë jua bëja gjatë gjithë kohës. Ndaj uroj që ky rrugëtim të jetë një shembull se si duhet bërë një proces,” deklaroi ndër të tjera Erinda Ballanca në emisionin “Refleksione”.

/abcnews.al/