Avokati turk apelon kundër kandidaturës së Erdogan në Gjykatën Europiane

schedule14:44 - 14 Prill, 2023

schedule 14:44 - 14 Prill, 2023

Avokati turk Turgut Kazan apeloi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), i cili konsideron se kandidatura e Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e ardhshme të 14 majit në Turqi nuk është në përputhje me Kushtetutën.

Avokati këmbënguli në qëndrimin e tij, pavarësisht kundërshtimeve të partive opozitare nga Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK). Avokati dhe ish-kryetari i Odës së Avokatëve të Stambollit, ka apeluar në GJEDNJ, në lidhje me vendimin e Këshillit të Lartë Zgjedhor.

Në raportin e tij ai kishte pohuar se rregulli për kufizimin e numrit të mandateve të presidencës, i përcaktuar në Kushtetutën turke, është i detyrueshëm për të gjitha institucionet, pozitat, autoritetet dhe individët përfshirë YSK-në.

Prandaj, interpretime të tilla si se Turqia ndryshoi sistemin me amendamentin e vitit 2017 dhe vendosi një regjim, duke rezultuar në zgjedhjet e vitit 2018 si zgjedhjet e para të sistemit të ri dhe zgjedhjet e vitit 2023 të dytat, nuk janë të pranueshme.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!