Avokati pese dite në koma/ Të hënën vlerësohet ecuria e tij shëndetësore

schedule15:22 - 2 Qershor, 2024

schedule 15:22 - 2 Qershor, 2024

Prej pesë ditësh avokati Sokol Mëngjesi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore i intubuar në spitalin e Traumës në kryeqytet. Avokati, i cili u dhunua mëngjesin e së mërkurës vijon të mbahet nën monitorim nga mjekët në repartin e shërbimit intensiv.

Burime nga spitali i traumës konfirmojnë se mjekët do të presin deri të hënën sesi do të vijojë gjendja shëndetësore e avokatit. Nëse gjendja shëndetësore e avokatit do të jetë e njëjtë të hënën do të ulet doza e qetësuesve nga stafi mjekësor për të parë reagimin duke tentuar zgjimin e tij.

Gjatë këtyre ditëve gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi nuk ka pasur ndryshime. Parametrat jetësorë të tij sipas mjekëve janë stabël. Edema që avokati ka në kokë të shkaktuar nga goditja nuk ka agravuar, çka nuk i ka detyruar mjekët të bëjnë një ndërhyrje kirurgjikale urgjente. Megjithatë, jeta e tij është ende në rrezik dhe sikurse kanë deklaruar rikuperimi do të kërkojë kohë.

Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit, në momentin kur sapo kishte lënë djalin në kopsht në zonën e ish bllokut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!