Avokati i Popullit, Gjiknuri: Kandidati i opozitës ishte i politizuar, nuk mund ta votonim

schedule11:29 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 11:29 - 23 Dhjetor, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha për gazetarët se nuk mund të votonin propozimin e opozitës për Avokatin e Popullit pasi kandidati Ledio Braho ishte një person i politizuar. Kjo përgjigje erdhi pasi u pyet nga gazetarja e Abc News, Esiona Konomi lidhur me këtë çështje.

“Mendoj se është spekulim që ka pasur një Pazar apo këmbim të votave për kandidatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Ardian Dvoranit dhe Ledio Brahos. Shumica e votave të realizuara me vullnet të lirë nga deputetët e mazhorancës treguan se nuk ka pasur asnjë tendencë për të bërë vota të një shumice të caktuar.

Kjo është përgjigjja e vërtetë dhe këtë e konfirmojnë faktet. Avokati i Popullit presupozohet figurë konsensuale dhe në të kaluarën përpjekjet kanë qenë që të gjendet një figurë e pëlqyer nga opozita, por të mos kthehet më pas në zyrë partie. Nga diskutimet, u përfundua se emri në fjalë, është shumë i politizuar dhe është zgjatim i PD në gjithë aktivitetin e zyrës së Avokatit të Popullit.

Unë mendoj se mazhoranca duhet të eksplorojë për të gjetur kandidaturë që do ketë pëlqimin e opozitës shqiptare dhe kjo do të thotë se mund të ketë diskutim të dytë. Duhet të kemi një emër të përshtatshëm, emra që rezonojnë përtej partive politike”- u shpreh Gjiknuri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!