Avokati i Kadri Veselit, kritika të ashpra për Prokurorët e Speciales lidhur me punën e provave

schedule12:24 - 18 Nëntor, 2020

schedule 12:24 - 18 Nëntor, 2020

Duke folur nga Haga, ku mbahet konferenca statusore në rastin kundër Kadri Veselit dhe tre ish-drejtuesve të UÇK-së, avokati i Veselit Ben Emmerson ka kritikuar Gjykatën Speciale për kohën e shkurtër për të mobilizuar mbrojtjen në rastin e gjykimit.

“Së pari për sa i përket afateve kohore të detyrimeve të prokurorit gjatë fazës fillestare dhe hetimeve të mbrojtjes sigurisht që testi për këtë është pamjaftueshmëria e kohës për mobilizim e mbrojtjes. Duhet të ndërmerret një qasje e arsyeshme duke përdorur të drejtën themelore të nenit 6 të Konventës Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Pra, duhet kohë që mbrojtja të mobilizohet në mënyrë që të bëjnë një hetim efektiv”, tha Emmerson.

Emmerson pati kritika edhe për deklaratat e Prokurores së Speciales që deklaroi se mbrojtja i ka ditur më parë akuzat që rëndojnë mbi klientët e tyre. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!