Avokati Arbër Hoxha: Vorio Epiri term shovinist, rruga e Shqipërisë drejt BE nuk kalon nga Greqia

schedule23:50 - 4 Nëntor, 2024

schedule 23:50 - 4 Nëntor, 2024

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Selaniku pohoi se termi i Vorio Epirit ka vdekur me kohë dhe me vakt. Kjo deklaratë ka mërzitur Athinën zyrtare, e cila me anë të Ministrisë së saj të Jashtme tha se “historia mes dy vendeve nuk ndryshon”.

Avokati Arbër Hoxha në lidhje live me “Ora e Fundit” tha se Vorio Epiri nuk ka ekzistuar kurrë. Ai theksoi se termi në fjala është një term tipik shovinist.

Ai theksoi se një Shqipëri e fuqishme nga aspekti ekonomik e shqetëson Greqinë.

“Vorio Epiri nuk ka ekzistuar kurrë. Vorio Epiri është term tipik shovinist grek që përdoret për ekspansionet e Greqisë. Është një fakt historik, që Shqipëria nuk është më Shqipëria e 1992, e varfër dhe e leckosur, por ajo ka rritur GDP e saj. Një Shqipëri e fuqishme ekonomikisht patjetër që e shqetëson Greqinë”, tha ai.

Avokati u shpreh se rruga e Shqipërisë për në BE nuk kalon nga Athina, siç pretendon shteti fqinj, por kjo rrugë shtoi Hoxha kalon nga Berlini, Parisi dhe Roma. Ai theksoi se Greqia është një shtet, i cili nuk njeh minoritetet e tjera, që jetojnë në territorin e saj.

“Unë besoj se integrimi i Shqipërisë nuk kalon fare nga Athina, por kalon nga Berilin, Roma dhe nga Roma. Greqia zë një vend shumë të parëndësishëm në BE, aq më tepër pas krizës së saj në 2018. Një deklaratë e tilla ka surprizuar, por përtej kësaj, besoj se ka qenë një deklaratë e konsultuar, Shqipëria me sa mundet dhe brenda kuadrit ligjor, që respekton të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, Ka bërë progres dhe s’ka bërë kurrë probleme, ndërkohë e kundërta ndodh në Greqi, që nuk njeh asnjë minoritet kombëtar. Greqia kërkon të respektojnë minoriteti i saj në Shqipëri, por nuk njeh minoritete e tjera në Greqi. Shqipëria qëndron me lart se Greqia në respektimin e minoriteteve”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!