Avokatët Penalistë: Po vuajmë ngërçin

schedule18:15 - 9 Dhjetor, 2017

schedule 18:15 - 9 Dhjetor, 2017

Pas ndryshimeve kushtetuese avokatët penalistë në Shqipëri po vuajnë ngërçin e krijuar në sistemin e drejtësisë për shkak të mosngritjes së institucioneve të reja. Shqetësimi u shpreh nga kreu Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Sajmir Vishaj, gjatë aktivitetit “Toga e artë 2017”.  Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, ftoi avokatët të luftojnë korrupsionin në radhët e tyre.

Avokatët Penalistë të Shqipërisë shfaqën shqetësim për vonesën e ngritjes së institucioneve të reja të sistemit gjyqësor.

“Ne po vuajmë ngërcin që po ndodh në drejtësinë penale me mosngritjen e institucioneve përkatëse pasi nga njëra anë ka filluar ligjet e reja që kanë dalë në bazë të ndryshimeve kushtetuese, por ligji i ri nuk mund të zbatohet nga institucionet e vjetra”.

Nga aktiviteti “Toga e artë 2017”, kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Sajmir Vishaj i bëri thirrje shoqërisë civile të nxitojë në paraqitjen e kandidaturave për përfaqësuesit e saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

“Ngritja e këtyre institucioneve do të shërbejë si bazë që ky proces i pakthyeshëm, që është si vetingu apo reforma në drejtësië të fillojë një orë e më parë”.

 

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, ftoi avokatët të luftojnë korrupsionin në sistemin e drejtësisë, duke nisur nga radhët e tyre.

“Kam bindjen se duke luftuar korrupsionin në radhët e avokatëve dhe të drejtësisë shumë shpejt nuk do të kemi korrupsion në nivele të tjera të shoqërisë dhe në nivelin e lartë të politikës.

Një drejtësi e mirëorganizuar pa dyshim vartet shumë nga buxhetimi, nga reforma nga Vettingu, por një pjesë e mirë, ose një aktor shumë i rëndësishëm në luftën kurndër korrupsionit të të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë jeni ju”.

Për kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, zbatimi i plotë i reformës në sistemin e drejtësisë do t’i kthejë dinjitetin e munguar profesionit të avokatit, që sipas tij është nëpërkembur nga elemetë të kalbur të sistemit.

“Ditën që vetingu të ketë detektuar si duhet këta individë që kanë njollosur të tërë sistemit, ju dhe klientët tuaj të parët e më pas gjithë shoqëria do keni fituar barazinë e trajtimit para ligjit. Por juve në veçanti do ju kthehet nderi i humbiur në sallat e gjyqit, jo për shkak të paaftësisë suaj, por për shkak të maliqve të drejtësisë”.

Shoqata e Avokatëve Penalisë dha çminim “Toga e artë” për avokatët

Haki Kraja, Brikena Kasmi, Nevzat Tarelli, Enida Bozheku dhe Gjergj Imera. Ata u nderuan për vlerat dhe kontribut të spikatur në fushën e avokatisë. Vlerësimet e miqve për të përzgjedhurit të sjella përmes pamjeve filmike përcollën emocione të forta tek të pranishmit. Aktiviteti u përshëndet nga personalitete të jurisprudencës dhe jo vetëm./abcnews.al