Avokatët e Krasniqit dhe Selimit: Akuzat zhgënjyese e absurde, na duhet kohë për hetim të thelluar

schedule12:43 - 18 Nëntor, 2020

schedule 12:43 - 18 Nëntor, 2020

Njëlloj si avokatët e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, duke folur nga Haga, edhe mbrojtësit e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë dalë kundër nisjes së gjykimit në verën e 2021.

Avokati i Selimit tha në Gjykatën e Hagës se parashtrimet e prokurorisë mbi të akuzuarit janë shumë zhgënjyese dhe absurde.

David Young në fjalën e tij theksoi se çuditet se si prokuroria mendon se të akuzuarit do të prisnin që akuzat e ngritura kundër tyre do të konfirmoheshin.

“Jam plotësisht dakord me avokatët e Thaçit dhe Veselit. Shkurtimisht më duhet të them se parashtrimet e prokurorisë janë shumë zhgënjyese dhe absurde. Unë kam arritur në Hagë vetëm një javë më parë dhe çuditem se si prokuroria mendon se të akuzuarit do të prisnin që akuzat e ngritura kundër tyre do të konfirmoheshin. Ne duhet të kemi kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur, për të bërë hetimet tona dhe për të bërë hetime të thelluara”, u shpreh ai.

Kundër nisjes së gjykimit në verën e 2021 ishte edhe avokatja e Jakup Krasniqit.

“Nuk jemi dakord me parashtrimet e Prokurorisë. Ne jemi dakord me mendimet e parafolësve. Na duhet kohë dhe mjetet e mjaftueshme, në kuadër të rrethanave të shkaktuar nga COVID-19”, u shpreh avokati. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!