Avokatët bindin gruan e Dani Alves, modelja nuk do ta braktisë

schedule16:21 - 11 Shkurt, 2023

schedule 16:21 - 11 Shkurt, 2023

Avokatët e Dani Alves po mundohen me çdo kusht të bindin gjykatën se futbollisti nuk i përket burgut.

Botimi spanjoll La Razon raporton se një nga pikat më të rëndësishme për mbrojtjen e tij është fakti se ish-futbollisti i Barcelonës nuk duhet të ndahet nga gruaja e tij Joana Sanz derisa të përfundojë gjyqi dhe të jepet një vendim, shkruan abcnews.al.

Sipas gazetës, modelja spanjolle ka një marrëveshje me Alves se do t’i japë atij mbështetjen e saj, të paktën në sytë e shoqërisë. Avokatët besojnë se është jetike të tregohet se Joana i beson atij.

Edhe pse Sans pranoi të ndihmonte të shoqin, raporti mes tyre thuhet se është prishur plotësisht. Fillimisht, Joana e njoftoi Alves për dëshirën e saj për një divorc dhe si përgjigje, ai refuzoi ta vizitonte. Megjithatë, pas kësaj ajo ndryshoi mendje, me sa duket, vetëm për shkak të bindjes së avokatëve.

Gjatë vizitës së saj në burg, Joana foli me Alves për atë që ndodhi në klubin e natës Sutton, thanë për gazetën burime pranë çiftit. Në këtë takim u diskutua edhe për kushtet e divorcit, por për momentin nuk do të raportojnë asgjë në mënyrë që ndarja e tyre të mos dëmtojë pozitën e futbollistit.

Pas vizitës, Sans deklaroi: “Nuk do ta lë në momentin më të keq të jetës së tij”.

Më parë, vajza fshiu të gjitha fotot me të shoqin nga rrjetet sociale. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!