Avni Delvina ironizon ish-komandatin e burgut Shkodër: Djaloshin që e quajti armik sot e përgëzon

schedule10:45 - 2 Shtator, 2020

schedule 10:45 - 2 Shtator, 2020

Piktori i njohur shqiptar Avni Delvina ka publikuar një impresion të Sokol Drrastit, djaloshit që hodhi bustin në Shkodër në vitin 1990 dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Teksa kthehet në portin e Durrësit ai haset në sportel me ish-komandantin e burgut të Shkodrës në kohën kur ai vuante dënimin.

Ky i fundit i cili dikur e cilësonte armik, sot i thotë se ka shpëtuar që ka ikur nga Shqipëria pasi ky vend nuk bëhet.

“Sa bukur ! Impresione nga Sokol Drrasti  djaloshi qe hodhi bustin ne Shkoder ne vitin 1990 dhe u denua me burgim te perjetshem……

– Gjaja ma e bukur ne Shqipri per pushime!!!
Sa hy ne port te Durresit te policia per kontrollin rutin te dokumentacionit!!!!
ne sportel!!!!! As ma shum e as ma pak…ish komandanti i burgut te Shkodres ne 90′!!!!
me te cilin kam edhe nji histori te “bukur”…..Per te cilen jan deshmitar ish shoket e dhomes

Cen Kullolli
Cesar Bekteshi…..
Sa merr ne dor pass teme e te familjarve me drejtohet me fjalet:
Ke pshtu qe ke ik Sokol!!!
Ky ven nuk bahet!!!!
Mjan qu lesht e flokve perpjet!!
25 vjet ma par mu drejtote me fjalet:
Armik! Ti dhe shoket tuj kurr nuk keni me marr pushtet!!!
Me gjak e kena marr, e me gjak do ta mbrojm!!!!
Faleminderit demokraci!!!!!”, shkruan Avni Delvina./abcnews.al