Avioni ushtarak britanik do të fluturojë mbi Gaza për të identifikuar pengjet

schedule11:39 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 11:39 - 5 Dhjetor, 2023

Ministria britanike e Mbrojtjes do të kryejë fluturime vëzhgimi mbi Mesdheun lindor, duke përfshirë hapësirën ajrore mbi Izrael dhe Gaza.

Lajmi u konfirmua këtë të martë nga qeveria e Britanisë së Madhe.

Sipas njoftimit, thuhet se avioni nuk do të mbajë armë, nuk do të ketë asnjë rol luftarak dhe misioni i tij i vetëm do të jetë gjetja e pengjeve.

Vetëm informacionet në lidhje me shpëtimin e pengjeve do t’u kalojnë autoriteteve përkatëse përgjegjëse për shpëtimin e pengjeve./abcnews.al