Ish-kryeministri Xhuliano Amato ka folur për masakrën e Ustikës ku një avion Itavia DC9 u rrëzua më 27 qershor 1980 dhe si pasojë humbën jetën 81 persona. Në një intervistë të dhënë për mediat italiane ish kryeministri ka deklaruar se avioni është rrëzuar nga një raketë franceze, të cilët donin që të vrisnin Gadafin, duke fluturuar me një Mig të forcave të tij ajrore.
Por fatkeqësisht sipas tij udhëheqësi libian është paralajmëruar për rrezikun dhe nuk hipi në aeroplanin e tij duke bërë që sulmi të kryhej dhe të humbnin jetën 81 personat e pafajshëm që ndodheshin në DC9 të Itavia.
Ish Kryeministri italian ka thënë se hipoteza më e akredituar është se ajo raketë është lëshuar nga një avion luftarak francez që nisej nga një aeroplanmbajtëse në brigjet jugore të Korsikës ose nga baza ushtarake e Solenzara, e cila ishte shumë e ngarkuar atë mbrëmje, por Franca nuk ka hedhur kurrë dritë mbi këtë.
“Pyes veten pse një president i ri si Macron, edhe historikisht i jashtëzakonshëm me tragjedinë e Ustikës, nuk dëshiron të heqë turpin që rëndon mbi Francën – vëren Giuliano Amato –. Dhe ai mund ta heqë atë vetëm në dy mënyra: ose duke demonstruar se kjo tezë është e pabazuar ose, pasi të jetë verifikuar vlefshmëria e saj, duke i kërkuar faljet më të thella Italisë dhe familjeve të viktimave në emër të qeverisë së saj. Heshtja e zgjatur nuk më duket zgjidhje”, ka thënë ai.
Ndërkohë në lidhje me deklaratat e tij të fundit ka reaguar edhe kryeministrja Giorgia Meloni, e cila ka theksuar se fjalët e ish kryeministrit janë shumë të rënda dhe në lidhje me hetimet për këtë ngjarje kërkon që ai të vërë në dispozicion çdo informacion që ka.
“Ato të Giuliano Amato mbi Ustica – n janë fjalë të rëndësishme që meritojnë vëmendje. Megjithatë, Amato saktëson se këto fjalë janë rezultat i bindjeve personale. Duke qenë se asnjë akt në lidhje me tragjedinë e DC9 nuk mbulohet nga sekreti shtetëror dhe se gjatë dekadave autoritetet gjyqësore dhe komisionet hetimore parlamentare kanë kryer një punë të gjatë, i kërkoj Presidentit Amato të bëjë me dije nëse, përveç bindjeve të tij, zotëron ose jo elemente që mundësojnë rianalizimin e përfundimeve të gjyqësorit dhe të Parlamentit, dhe mundësisht vënien në dispozicion të tyre, në mënyrë që qeveria të ndërmarrë të gjitha hapat e mundshëm dhe pasues”, ka thënë ajo.