Trupat e 22 personave, 19 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit që ndodheshin në bordin e një avioni që u rrëzua në Himalaje, Nepal, të dielën janë gjetur, tha një zyrtar.
Me përjashtim të gjashtë të huajve, dy shtetasve gjermanë dhe katër indianë, të gjitha viktimat e tjera ishin shtetas nepalezë. Avioni i pasagjerëve me dy motorë të De Havilland Canada DHC-6-300 Twin Otter u rrëzua rreth 15 minuta pasi u ngrit nga Pohara, 125 në perëndim të kryeqytetit Katmandu, të dielën në mëngjes.
Destinacioni i tij ishte Jomsom, një destinacion popullor për turistët, pelegrinët dhe alpinistët, 80 km në perëndim. Fluturimi do të zgjaste vetëm njëzet minuta.
Qeveria nepaleze ka ngritur një komision prej pesë anëtarësh për të hetuar shkaqet e rrëzimit dhe për të dhënë rekomandime për të përmirësuar sigurinë e aviacionit.
Nepali, shtëpia e tetë nga 14 malet më të larta në botë, përfshirë malin Everest, ka një histori të dobët të sigurisë së fluturimit për shkak të trajnimit të pamjaftueshëm të pilotëve dhe mirëmbajtjes së avionëve.
Në mars 2018, një avion i US-Bangla Airlines, Bangladesh u rrëzua pranë aeroportit të Katmandu, duke vrarë 51 nga 71 personat në bord.
Përplasja më vdekjeprurëse e avionit në Nepal ndodhi në vitin 1992, kur Pakistani International Airlines Aibus A300 me 167 persona në bord u rrëzua pranë aeroportit të Katmandu. Askush nuk mbijetoi. /abcnews.al