Ndërkohë që vetëm gjatë ditës së sotme në Shqipëri pritet tëvijnë 300 afganë të ikur nga regjimi i talebanëve, fotot e një avioni ushtarak amerikan të mbushur me më shumë se 600 prej tyre janë duke bërë xhiron e botës.
Avioni gjigant amerikan ka një kapacitet prej 150 ushtarësh bashkë me pajisjet e tyre, ndërsa në të hipën me shpejt rreth 650 afganë duke bërë që piloti të ngrihej me një peshë disa herë më të madhe se sa ajo e lejueshmja.
Po ku shkuan këta njerëz?
Destinacioni i tyre i parë është pikërisht baza amerikane ne Katar, nga ku edhe pritet të shpërndahen në vendet e tjera, përfshi edhe Shqipërinë. Kryeministri Rama deklaroi për mediat spanjolle se pritet që në Shqipëri të vijnë 1 000 afganë, të cilët do të rrijnë këtu përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të vizës për në SHBA. /abcnews.al