Avioni përplaset pesë minuta pas ngritjes në ajër

schedule12:12 - 1 Gusht, 2018

schedule 12:12 - 1 Gusht, 2018

Një avion me 101 pasagjerë në bord është përplasur pesë minuta pas ngritjes në ajër në Meksikë, duke shkatuar 85 të plagosur. Ndërsa një avion tjetër në Barcelonë është evakuuar pas shpërthimit të një aparati celular në bord

Një avion i Aeromexico është përplasur me tokën pesë minuta pas ngritjes në ajër nga aeroporti i Guadalupe Victoria në veri të Meksikës. Në bord ndodheshin 97 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Zjarrfikësit dhe ambulancat ndërhynë menjëherë në vendngjarje, duke konfirmuar se nuk kishte asnjë viktimë. Lajm që është përcjellë dhe nga guvernatori i shtetit në profili e tij në Twitter.

Tjetër situatë paniku është krijuar dhe në një avion në Barcelonë që do të nisej për në Ibiza ku një aparat celular ka marrë flakë. Pasagjerët janë evakuuar menjëherë me shkallën e emergjencës për shkak të tymit në bord. Sipas dëshmitarëve ka qenë bakteria e jashtme e aparatit celular të njërit prej pasagjerëve që mori flakë. Nuk u raportua për asnjë të plagosur, ndërsa pasagjerët u vendosën në një avion tjetër që i çoi ata në destinacion./abcnews.al