Avioni nga Mançesteri bën ulje emergjente në Mynih, pasagjerja urinon në sedilje dhe tenton të hapë derën

schedule07:46 - 26 Gusht, 2022

schedule 07:46 - 26 Gusht, 2022

Një incident i paprecedentë ku është përfshirë një grua e moshuar ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Mançesteri në Rodos.

Sipas Dailymail, pensionistja dyshohet se u nervozua gjatë fluturimit pasi iu refuzua kërkesa për shampanjë falas. Më pas ajo porositi një xhin dhe tonik, por një anëtar i ekuipazhit të kabinës supozohet se ia mori pijen pasi ajo u bë gjithnjë e më agresive.

Siç shihet në video, anëtari i ekuipazhit përpiqet të qetësojë gruan. Stjuardesa e Jet2 shihet duke u përpjekur të mbajë duart e saj.

Më pas ajo ngrihet nga vendi dhe e godet nëpunësin dy herë në fytyrë.

Një tjetër anëtar i ekuipazhit duket se po ndihmon për të mbajtur të moshuuarën. Një pasagjer, i cili donte të mbetej anonim, pohoi se gruaja urinoi gjithashtu në sediljen e saj përpara se avioni të ulej në Gjermani.

“Një grua në fluturim u kërkoi vazhdimisht stjuardesave për shampanjë falas. Stjuardesa i tha gruas se nuk ishte pjesë e shërbimit dhe përfundoi duke blerë një xhin dhe tonik. Ajo filloi të bëhej agresive, kështu që stjuardesa ia hoqi pijen. Filloi të shante dhe të kishte shpërthime të dhunshme. Në një moment ajo u ngrit dhe u përpoq të hapte derën e kabinës në mes të fluturimit. Në këtë moment ajo ishte ulur në pjesën e pasme me dy pasagjerë meshkuj duke u përpjekur ta mbanin poshtë ndërsa ajo godiste me grusht njerëzit. Ajo urinoi mbi tre ndenjëse dhe kishte përsëritur shpërthime të dhunshme derisa na u desh të bënim një ulje emergjente në Mynih”, tregoi pasagjeri.

Pasagjeri, i cili tha se duhej të prisnin në Gjermani për më shumë se dy orë, shtoi: “Jet2 e trajtoi shumë mirë këtë situatë dhe piloti i avionit u dha të gjithëve pije falas “. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!