Pilotët e një avioni që udhëtonte në Mikronezi në Paqësor kanë gabuar në uljen e tij duke përfunduar në ujë. Fatmirësisht të gjithë personat në bord kanë shpëtuar me lëndime të lehta.
Një avion linje ka gabuar në ulje në një ishull të humbur të Paqësorit, në Shtetet e federuara të Mikronezisë dhe ka përfunduar në ujë, të gjithë pasagjerët kanë shpëtuar me dëmtime shumë të lehta. Por atyre u është dashur që të largohen nga mjeti fluturues i rrëzuar me anë të notit. Avioni i pasagjerëve i përkiste kompanisë Air Niugini, dhe mbante flamurin e Guinea e Re Papua. Boeing 737 nuk ka arritur të shënjestrojë pistën e aeroportit Weno dhe është gjendur në ujë, në lagunën Chuuk, ku menjëherë filloi të fundosej.
Në fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale shikohen peshkatarë të nisur nga bregu me varka, të cilët kanë shpëtuar pasagjerët. Avioni do të udhëtonte brenda Mikronezisë dhe do të ndalonte për tranzit në Aeroportin Chuuk në ishullin Weno. Sipas një burimi të aeroportit, në bord gjendeshin 36 pasagjerë dhe 11 anëtarët e ekuipazhit, të cilit janë dërguar në një spital për kontrolle./abcnews.al