Marina Amerikane bën me dije se janë shpëtuar 8 persona që ishin në bordin e avionit ushtarak të rrëzuar në Paqësor. Ndërsa 3 të tjerë janë shpallur të zhdukur. Këto zhvillime vijnë pasi një avion i Marinës Amerikane humbi kontrollin dhe ra në Oqeanin Paqësor, në afërsi të një ishulli të Japonisë. Ai kishte 11 persona në bord, të cilët po fluturonin në drejtim të avionmbajtëses “Ronald Regan” në detin e Filipineve. Autoritetet amerikane njoftojnë se aksidenti i rëndë ka ndodhur për shkak të një defekti në motor. Anijet amerikane dhe ato japoneze ndodhen në vendin ku u rrëzua avioni dhe po kërkojnë për tre personat e zhdukur./abcnews.al
Avioni i rrëzuar në paqësor, shpëtohen 8 pjesëtarë të ekuipazhit
schedule19:11 - 22 Nëntor, 2017
schedule 19:11 - 22 Nëntor, 2017