Avioni Embraer Legacy 600, që u rrëzua një ditë më parë në veri të Moskës dhe me të cilin besohet se udhëtonte edhe lideri i grupit ëagner, Yevgeny Prigozhin nuk shfaqi probleme deri sa ra papritur në 30 sekondat e fundit, tregojnë të dhënat e gjurmimit të fluturimit, raportojnë mediat e huaja.
Ian Petchenik, i cili punon për Flightradar24, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se avioni Embraer Legacy 600 bëri një “vertikale të papritur në rënie”. “Çfarëdo që ndodhi, ndodhi shpejt,” tha Petchenik duke shtuar se para rënies se nuk kishte asnjë indikacion që nuk ishte në rregull me aeroplanin.
Agjencia ruse e aviacionit tha se Prigozhin, i cili udhëhoqi një rebelimin kundër Putin në qershor, ishte një nga 10 personat në bord. Ai po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg kur u rrëzua pranë fshatit Kuzhenkino në rajonin Tver, tha ministria e situatave emergjente të Rusisë./abcnews.al