Avioni me të cilin po udhëtonte drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristin Lagard ka bërë një ulje të detyruar në Buenos Aires për shkak të humbjes së karburantit. Autoritetet e aeroportit konfirmuan se askush nga pasagjerët nuk pati probleme nga incidenti.
Ka bërë një ulje të detyruar avioni, me të cilin udhëtonte drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Lagarde. Ajo po kthehej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përfundim të samitit të G20-s në Buenos Aires.
Avioni është ulur menjëherë pas nisjes nga aeroporti i Ezeiza për shkak të humbjes së karburantit dhe një problem teknik në kabinën e pilotit. Avioni i “American Airlines” u ul vetëm pak minuta pas ngritjes nga pista, por autoritetet konfirmuan se asnjë nga pasagjerët nuk kishte probleme si pasojë e këtij incidenti./abcnews.al