Avionët luftarakë grekë rrethojnë anijen turke në Egje

schedule17:10 - 23 Shkurt, 2021

schedule 17:10 - 23 Shkurt, 2021

Ndizen sërish tensionet mes Turqisë dhe Greqisë. Pasi Ankaraja nxori anijen “Cesme” në lundrim për mision kërkimor në Egje, pala turke akuzon Greqinë se e ka “ngacmuar” me avionë F-16-të.

Agjencia shtetërore turke e lajmeve “Anadolu” duke cituar burime në Ministrinë Turke të Mbrojtjes shkruan se katër avionë grekë F-16 “ngacmuan” anijen “Cesme”.

“Katër F-16 që i përkasin Forcës Ajrore Greke i janë afruar anijes “Cesme”, e cila po kryen kërkime në ujërat ndërkombëtare në Egje” thuhet në reagim/ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!