“Forcat Speciale shqiptare morën pjesë në operacione speciale të përbashkëta me kolegët amerikanë. Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, postimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka. /abcnews.al