Avion ‘bishë’ F-47 gati!/ Pëllumbi: Është mbajtur sekret për pesë vite. Bozheku: SHBA do të tregojë që dominon tokën, qiellin, detin dhe hapësirën

schedule21:40 - 24 Mars, 2025

schedule 21:40 - 24 Mars, 2025

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Alfred Pëllumbi u shpreh se plani për krijimin e avionit F-47 ka rreth pesë vite dhe është ruajtur sekret nga Amerika.

“Ka pesë vite që fluturon dhe është ruajtur sekret. Amerika e ka dominuar dhe do vijojë të dominojë forcën ajrore sidomos tani. Shpikin ide sepse vijnë nga biznesi. Inkurajoi dicka të tillë, biznesmenët kanë aftësinë të nxisin diçka të re. Të tjerët nuk kanë guxuar kaq shumë.”

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare Eneida Bozheku u shpreh se supermacia amerikane është treguar në tre dimensione. Sipas saj, fotoja e satelitit të lëshuar nga Musk është një tregues se Amerika dominon edhe në hapësirë.

“Është supremacia amerikane në tre dimensione. Trump e nis me mbrojtjen,Amerikën luftarake me detin dhe Groenlandën. Fuqia tjetër demonstrimi tek Ukraina, ulja në tavolinë me Moskën. E treta show demonstrative i teknologjisë së gjashtë që është mesazh dhe moment historik për rendin e ri mes Rusisë, Kinës dhe Amerikës.

Sot Musk, ishte një pamje që dha nga Marsi të një sateliti të dërguar prej tij duke theksuar që ne dominojmë në tokë, qiell, det dhe në hapësirë. Momenti historik i marëdhënieve ndërkombëtare është që unë dominojë katër drejtime.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!