Aviacioni Civil: Anullime dhe vonesa në fluturime te këto kompani

schedule16:45 - 20 Maj, 2019

schedule 16:45 - 20 Maj, 2019

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar ka njoftuar ditën e sotme se, të gjithë pasagjerët që do të uddhëtojnë ditën e nesërme, 21 Maj, nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, me kompanitë e fluturimeve të Alitalia, Blue Panorama, Blue Air, do të ketë anullime dhe vonesa në fluturime.

Anullimet dhe fluturimet e këtyre kompanive, vijnë si pasojë e një greve që pilotët dhe teknikët e këtyre kompanive, kanë ndërmarrë ditën e nesërme. Në njoftimin e AAC nuk bëhen me dije shkaqet e grevës por nuk është çudi që kjo grevë të jetë si pasojë e amortizimit të avionëve, apo çështje e pagesave të punonjësve të këtyre kompanive. Greva pritet të zgjasë 24 orë.

Njoftimi i Aviacionit Civil për pasagjerët:

NJOFTIM PËR GJITHË PASAGJERËT QË DO UDHËTOJNË DREJT ITALISË

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme, e Martë 21 Maj nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një greve që pritet të jetë 24 orëshe, do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve.

Vonesat dhe anullimet e më shumë se gjysmës së fluturimeve vijnë si pasojë e një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air.

Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë ditën e martë, që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për tu njohur me statusin e fluturimit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!