“Aventurë e rrezikshme”, Majko për votimin me pasaporta të huaja: Teknikisht i pamundur, prek integritetin e sistemit elektoral

schedule11:11 - 17 Shkurt, 2025

schedule 11:11 - 17 Shkurt, 2025

Një aventurë e rrezikshme që kërcon votën e emigrantëve, kështu e ka konsideruar deputeti i PS, Pandeli Majko, konsensusin e arritur mes PD e PS, për t’iu drejtuar komisionit rregullator të KQZ lidhur me votimin me pasaporta të huaja të shtetasve shqiptarë.

“Mua kjo më mban shumë erë, dhe më mban një erë që s’dua ti vë emrin. Do jetë një arsye që votimi për emigrantët të bllokohet do jetë e papërgjegjshme që ky propozim të shkojnë në komisionin rregullator të KQZ.

Cfarë do të ndodhë me shpenzimet tani e në vijim, nëse ky komision nuk do të ketë votat e nevojshme, konsensusi për t’ia kaluar cështjen e vlerësimit për pasaportat e huaja, krijon një precedent të rrezikshëm. Sot që flasim mbi 100 mijë vetë kanë aplikuar për të votuar, nëse do ecim me logjikën që komisioni rregullator do vendosë për cfarë nuk biem dakord ne këtu atëherë kthehemi në një komision prej 5 anëtarësh.

Të mos ndërrmarin hapin aventuresk, t’u heqin të drejtën shtetasve jashtë vendit të regjistruar tashmë për të votuar do ishte një aventure shumë e rrezikshme. Votimi me pasaportë të huaj, teknikisht është i pamundur. Dhe ky është një problem shumë i madh që prek integritetin e sistemit tonë elektoral. Dikush nesër mund të vi të thotë edhe brenda vendit mund të votohet me pasaportë të huaj. Propozimi mund të shtyjë gjithë procesin në drejtim të paditur, shpresoj që komisioni të mos ndërrmarrë aktin aventuresk dhe tu heq të drejtën e votës emigrantëve.” -u shpreh Majko.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!