Max Allegri do të kthehet në pankinë sezonin e ardhshëm. Trajneri livornez i dha fund aventurës 5-vjeçare me Juventusin verën e kaluar dhe vendosi të qëndrojë 1 vit pushim. E ardhmja e tij do të jetë larg Serie A.
Foot Mercato raporton se Allegri është i përzgjedhuri i PSG-së. Kampionët e Francës do të mbyllin bashkëpunimin me Thomas Tuchel në fund të sezonit, me gjermanin që përflitet për marrjen e drejtimit të Bayern Munchen.
Kontaktet mes Allegrit dhe PSG-së kanë nisur dhe palët po tentojnë të arrijnë një akord. Drejtori sportiv, Leonardo nuk e ka mohuar pëlqimin ndaj trajnerit italian, i cili është i motivuar dhe gati për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij. /abcnews.al